×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti zhvillon takim virutal me raportuesin për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të KE

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 14:13

    Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti ka zhvilluar një takim virtual me raportuesin për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer.


    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të nisur nga zyra për media e kryeministrisë.

    Në njoftim thuhet se Hoti dhe Beyer biseduan për gjendjen e pakicave, lirinë e medias dhe zhvillimet aktuale në vend, tema këto që do të jenë pjesë e raportit ‘’Situata në Kosovë’’.

    Temë e diskutimit ishte edhe situata aktuale në vend, sfidat që ka shkaktuar pandemia Covid-19 dhe masat të cilat i ka marrë qeveria deri më tani për të menaxhuar situatën.

    Kryeministri Hoti ngriti edhe çështjen e Presidentit, ku theksoi gatishmërinë e subjekteve politike për të arritur një zgjidhje, ndërkohë që nënvizoi se nëse nuk do të ketë zgjidhje për këtë çështje vendi duhet të shkoj në zgjedhje.

    Në këtë takim u bisedua edhe për procesin e dialogut Kosovës-Serbi i cili aktualisht po zhvillohet në nivel të ekspertëve. Me këtë rast Kryeministri Hoti theksoi se deklaratat kërcënuese nga zyrtarë të lartë të Serbisë nuk e ndihmojnë këtë proces.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!