×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kapshtica e mbyllur deri më 7 janar, kush do lejohet të kalojë për festa

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 14:20

    Greqia ka vendosur të shtyjnë për në 7 janar vendimin për hapjen e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, për shkak të situatës së krijuar me koronavirusin.


    Në datën 20 nëntor, pala greke vendosi mbylljen e plotë të kësaj pike kufitare, ndërkohë që në datën 3 dhjetor vendimi u ndryshua duke lejuar këmbësorët, kamionët e tonazheve të rënda dhe të mallrave për të hyrë drejt tokës shqiptare.

    Për personat të cilët do të duan të hyjnë drejt tokës helene, e vetmja pikë kufitare ngelet ajo e Kakavijës, e cila ende ruan kuotën prej 700 personash.

    Për shkak të festave të fundvitit, pritet që lëvizjet në hyrje të Republikës së Shqipërisë të shtohen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!