×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Speciale e konfirmon aktakuzën ndaj Haradinajt e Gucatit, akuzohen se penguan drejtësinë

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 15:14

    Kryetari dhe nënkryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, tani janë zyrtarisht të akuzuar nga Gjykata Speciale.


    Avokati i tyre, Tomë Gashi, e ka konfirmuar se sot gjyqtari i procedurës paraprake u ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar, shkruan Reporteri.net.

    “Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit sot i eshte dorezuar aktakuza e konfimuar nga gjyqtari i procedures paraprake dhe pritet dalja e tyre para gjyqtarit ne seancat e radhes”, ka thënë avokati Gashi.

    Ndërkaq, sipas avokatit, Gucati e Haradinaj akuzohen, ndër të tjera, për pengim të drejtësisë dhe tri vepra të tjera.

    “Sot eshte konfirmuar aktakuza kunder tyre e cila permban 4 pika, te cilat sipas Prokurorise Speciale ne Hage kane te bejne me pengim te drejtesise, e me akuza  konkrete qe sipas tyre nderlidhen me periudhen kohore ne mes te datave 7 deri 25 shtator te ketij viti”, ka shtuar avokati.

    Ndërkohë, deri tash, Haradinaj e Gucati janë paraqitur para gjykatës vetëm si të arrestuar, të cilën gjë e patën konsideruar si kidnapim.

    Ndryshe, Gucati e Haradinaj u arrestuan pasi publikuan disa dokumente sekrete të Dhomave të Specializuara që u lanë në zyrat e organizatës që ata drejtojnë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!