×
  • Lajme
  • Lajme

    Zv/kryeministri Tahiri: S’ka mbyllje totale, duhet të shtyhet orari i mbylljes

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 15:38

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka shkruar lidhur me masat anti-COVID, pas takimit virtual që e ka pasur me kryetarët e komunave dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.


    Tahiri ka thënë se kanë arritur në përfundim se mbyllja e tërësishme nuk është e nevojshme aktualisht. Ai tha se po ashtu kanë diskutuar që të analizohet shtyerja e orarit të mbylljes.

    “Me Ministrin Armend Zemaj bashkëbiseduam me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës për situatën me Pandemi dhe respektimin e masave. U dakorduam të rrisim vigjilencën institucionale si dhe respektimin rigoroz të masave të rekomanduara. Në këtë takim, u dakorduam se mbyllja e tërësishme nuk është e nevojshme në këtë fazë, sikurse që duhet të analizohet zonimi dhe të shtyhet orari i mbylljes”, ka shkruar Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!