Presidenti i Republikës Ilir Meta, i është rikthyer çështjes së kthimit të ligjit të buxhetit të shtetit sot, ku ka theksuar se ai nuk është i barabartë për të gjithë punonjësit e administratës.
Meta thekson se gjendja ekonomike e punonjësve të administratës publike do të keqësohet, edhe për shkak të Covid-19.
“Për 71% të punonjësve të administratës publike nuk do ketë rritje të pagës. Niveli i tyre i jetesës do përkeqësohet për shkak të kostove shtesë nga Covid-19”, shkruan Meta.
Dekreti i Metës për buxhetin e shtetit pritet që këtë javë të merret nga Kuvendi për shqyrtim. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, taulant Balla, deklaroi se do të rivotohet sërish ligji duke hedhur poshtë dekretin e Presidentit./Gazeta Shqip
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.