×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani nuk do t’i ftojë partitë politike për çështjen e zgjedhjes së presidentit

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 17:21

    Këshilltari i U.D së presidentit, Faton Peci, ka thënë se Vjosa Osmani asnjëherë nuk ka thënë se do t’i ftojë subjektet politike për çështjen e zgjedhjes së presidentin.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Peci ka thënë se Osmani e ka bërë të qartë qëndrimin se presidenti i ri duhet të derivojë nga zgjedhjet e reja dhe Parlamenti i ri, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkohë edhe nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se nuk kanë pranuar ndonjë ftesë nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani në lidhje me çështjen e presidentit.

    Ky është postimi i plotë i Pecit:

    Sqarim,
    Sot një gazetar, gjatë konferencë për shtyp të nënkryetares se kuvendit, ka bere pyetje me sugjerimin se u.d Presidentja ka thëne se do t’i ftojë subjektet politike për çështjen e zgjedhjes se presidentit. Siç konfirmohet ne intervistën për RTK, ajo ASNJËHERË nuk ka thënë se do ti ftojë subjektet për TEMËN E PRESIDENTIT. Përkundrazi, e ka bërë të qartë qëndrimin e saj se Presidenti duhet të derivojë nga zgjedhjet e reja dhe Parlamenti i ri, ndërkaq ka paralajmëruar se do të ftojë liderët politikë për të diskutuar për çështjen e pandemisë dhe çështjen e dialogut.
    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!