Ish-ushtari i UÇK-së, Sherif Bellaqa ka rrëfyer për Betejën e Pashtrikut, se si u kapën robë 9 ushtarë të UÇK-së.
Sherif Bellaqa ka thënë se atë në burgun e Prizrenit i kishin malltretuar shumë.
Ai ka treguar se u kishte thënë serbëve që t’i pushkatojnë, por që ata nuk e kishin bërë një gjë të tillë.
“Na kujtohen kohët e vështira çfarë kemi vuajtur e tmerrin që kemi parë. Atë ditë ka qenë borë e madhe, kemi qenë të rraskapitur, Aty kemi ra në pritë. Ka qenë problem të depërtohet andej. Diku kanë qenë 150 ushtarë”, ka rrëfyer ai për T7.
“Pasi na kanë zënë robë na kanë dërguar në burgun e Prizrenit. Aty na kanë malltretuar shumë 3 ditë e 3 netë. U kam thënë pushkatona, por na thonin se me ju pushkatu ju shpëtoni”, ka rrëfyer ai.