Shteti duhet të përkujdeset dhe mirëmbajë lapidaret e dëshmorëve, por në Kosovë në disa raste nuk po ndodh kështu.
Në mungesë të ‘dorës’ së shtetit, për mirëmbajtjen e lapidarit të dëshmorit, Rafet Isufi, nga Kamenica, për këtë është përkujdesur vet djali i tij, i cili është mbështetur nga një kompani private.
Në disa foto të publikuara nga Kamenicapress thuhet se asfaltimi i lapidarit u bë një ditë pasi u pastrua përreth dhe u kryen disa pune teknike.
E për këtë Besian Isufi, ka falënderuar kompaninë që ka shtruar asfaltimin te lapidari i babit të tij, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë kur institucionet gjegjëse nuk përkujdesen për lapidaret e dëshmorëve. /Reporteri.net/.