Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë Kosova në orët e mbrëmjes të së hënës.
Një veturë ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.
Gazeta Online “Reporteri.net”, ka siguruar video nga ky aksident i rëndë ku vetura ka ngelur me katër rrota nga qielli.
Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin e rëndë për Reporteri.net
Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë për Reporteri.net se një person është lënduar dhe është dërguar në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm.
“Rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Nëna Terezë, në Fushë Kosovë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar ajo. /Reporteri.net/.