×
  • Lajme
  • Lajme

    Proteston anëtari i LDK-së: Isa ik, Vjosa kryetare e LDK

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 23:18

    Rrustem Luzha nga Kaçaniku, i cili jeton në Gjermani, ka dalë sot për të protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, gjegjësisht tek shtatorja e ish presidentit, Ibrahim Rugova.


    Luzha, i cili për disa orë ka qëndruar aty, deklaroi se është anëtar i LDK-së që prej themelimit të kësaj partie.

    “ISA IK”, “VJOSA kryetare e LDK”, “Mjaft manipulimit”, ishin disa prej shkrimeve të pankartave që ai i mbante në duar.

    Vjosa Osmani sonte u pyet në një emision televizion nëse do të dëshironte ta udhëhiqte më shumë LDK-në apo VV-në, me ç’rast tha se më shumë dëshiron ta udhëheq Listën Qytetare të cilën është duke e ndërtuar.

    Ajo tha se LDK ia mbylli derën, andaj u detyra ta hapë një derë tjetër për ta vazhduar rrugëtimin e saj në politikë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!