Rreth 140 kg marijuanë janë gjetur të braktisura në një zonë të pyllëzuar në Bashkinë e Finiqit.
Mësohet se lënda narkotike ishte e ndarë në 4 çanta që ishin braktisur nga persona të paidentifikuar në afërsi të një përroi në vendin e quajtur “Koçekët” e fshatit Sopik, Bashkia Finiq, rreth 100 metra nga rruga nacionale që lidh fshatin Livadhja me Bashkinë Konispol.
Nga kontrolli i çantave brenda tyre u gjetën 86 pako të mbështjella me natriban, me ngjyra dhe shenja të ndryshme. Brenda këtyre pakove të mbështjella u pa se kishin lëndë bimore e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Canabis Sativa.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.