×
  • Sport
  • Sport

    Messi: Është nder që jam përfshirë në ‘Formacionin e Ëndrrave’

    Reporteri
    15 Dhjetor 2020 | 8:14

    Lionel Messi është njëri nga 11-të lojtarët që është përfshirë nga France Football në ‘Formacionin e Ëndrrave’.


    Mediumi francez publikojë formacionin me lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave në skemën 3-4-4.

    Aty bënin pjesë emra si: Yashin; Cafu, Beckenbauer, Maldini; Xavi, Matthaus, Pelé, Maradona; Messi, Ronaldo Nazario dhe Cristiano Ronaldo.

    Argjentinasi ka thënë se ai është i nderuar nga kjo përzgjedhje, dhe që aty janë lojtarë fenomenal.

    “Është një nder për mua që jam përfshirë në 11-shen Ballon d’Or ‘Formacioni i Ëndrrave’. Dua të ju falënderoj që më keni zgjedhur mua dhe t’i urojë të gjithë lojtarët që janë përzgjedhur në dy skuadra dhe të gjitha nominimet, aty janë shumë fenomen”, ka shkruar Messi në Instagram.

    Argjentinasi është në sulm me Cristiano Ronaldo dhe Ronaldo Nazarion, duke bërë kështu një sulm të frikshëm.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Leo Messi (@leomessi)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!