Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të martën ia uroi fitoren në zgjedhjet presidenciale Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Urimin zyrtar e bëri të ditur vetë Kremlini, ndërsa ai erdhi pasi Kolegji Zgjedhor zyrtarisht votoi me shumicë votash për presidencën e Bidenit, shkruan Reuters, transmeton Express.
Kremlini më parë kishte deklaruar se do ta presë rezultatin zyrtar të zgjedhjeve para se ta komentojë rezultatin, ndonëse liderët e shumë vendeve tjera e kanë uruar Bidenin vetëm disa ditë pas zgjedhjeve të 3 nëntorit.
“Sa më përket mua, jam i gatshëm për ndërveprim dhe kontakt me ju”, citohet t’i jetë drejtuar Putini Bidenit në deklaratë.
“Putini ia dëshiroi presidentit të zgjedhur çdo sukses dhe shprehu besim se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë përgjegjësi të veçantë për sigurinë dhe stabilitetin global, do të mund të ndihmonin vërtet për zgjidhjen e problemeve dhe sfidave të shumta me të cilat po përballet bota, pavarësisht dallimeve të tyre”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.
Përpos Putinit, edhe presidenti kinez, Xi Jinping, ka ngurruar që t’ia urojë fitoren Bidenit në ditët e para pas zgjedhjeve. Sidoqoftë, lideri kinez ia uroi fitoren presidentit të ri amerikan disa ditë më vonë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.