×
  • Lajme
  • Lajme

    Rron Gjinovci kritikon Albin Kurtin: Pse nuk po përfshihet në protestat në Shqipëri

    Reporteri
    15 Dhjetor 2020 | 9:17

    Analisti Rron Gjinovci dhe anëtari i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka kritikuar liderin e VV-së pasi nuk është përfshirë në ngjarjet që kanë ndodhur në Shqipëri.


    “Albini po hesht. Pse nuk flet për ngjarjet e fundit dhe t’i mbështes protestat. Ai flet për bashkim. Tani është koha”, tha ai.

    Edhe Hyseni është pajtuar me këtë mendim.

    “Në protestat e studentëve shkoi në Tiranë dhe u takua me ta. U takua edhe me Sali Berishën e Ilir Metën. Tani ai po heshtë.”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

    Vrasja e Klodian Rashës nga efektivi i policisë shkaktoi tension dhe protesta në vend.

    Prej 6 ditësh qytetarët protestojnë në kryeqytet dhe jo vetëm, pasi edhe vende të tjera i janë bashkuar zërit të protestuesve me thirrjet “Drejtësi për Klodianin”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!