Një sondazh i fundit e ka nxjerrë LDK-në e Isa Mustafës si partinë e tretë në vend, duke parashikuar rënie drastike të kësaj partie.
Por nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, mendon krejt ndryshe.
Ai thotë se LDK-ja është e para gjithmonë.
I pyetur për rezultatin që mund ta marrë LDK-ja në zgjedhjet e ardhshme, Haziri ka thënë se nuk është me rëndësi se sa numra ke. Ai ka thënë se më e rëndësishme është se me kë qeveris.
“LDK e para gjithmonë. Beso! Nuk është me rëndësi sa numra ke, por kënd e ke partner pë qeverisje”, ka thënë Haziri pëe Express.
Të gjitha sondazhet parti të parë e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.
Kujtojmë se VV vazhdimisht po kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe është shprehur kundër zgjedhjes së presidentit pa u mbajtur paraprakisht zgjedhjet e parakohshme.
Në anën tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e do kreun e saj, Ramush Haradinaj për president. Ky propozim s’i ka pëlqyer partive tjera politike, ndërsa PDK-ja ka thënë se nëse kërkohen votat nga ta për zgjidhjen e kësaj çështjeje, atëherë propozimi për president duhet të vijë nga ky subjekt.
Në këtë mes, LDK-ja ka provuar që t’i mbledh partitë politike në një tryezë për t’u marrë vesh për këtë, por kjo ka dështuar të ndodh deri tash.