Për motive ende të panjohura, një person nga një veturë me targa të huaja, gjatë kohës sa ka qenë duke lëvizur, ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka goditur veturën tjetër me targa vendore, ku ndodheshin brenda saj katër burra.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bën të ditur se rasti ka ndodhur dje në komunën e Podujevës, shkruan Reporteri.net.
Sipas njoftimit të Policisë, asnjë nga personat e përfshirë në ngjarje nuk kanë pësuar lëndime.
Policia pas daljes në vend të ngjarjes, ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit, i cili është në arrati, ku ka konfiskuar një pistoletë me dy fishekë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.