Një ferizajas ka tentuar të mashtrojë një bankë në këtë komunë duke deponuar para të falsifikuara, shkruan Reporteri.net.
Ky person ka deponuar në emër të një firme 455 euro monedha metalike, të cilat kanë rezultuar se janë të falsifikuara.
Rastin e ka raportuar në polici punëtorja e bankës.
Siç njofton PK-ja, monedhat janë konfiskuar nga njësitet policore, rasti është duke u hetuar.
“Ferizaj 14.12.2020-13:40. Ankuesja femër kosovare punëtore e një banke, ka raportuar se më 21–22.09.2020 një person mashkull në emër të një firme ka deponuar 455 € monedha metalike, të cilat kanë rezultuar se janë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar nga njësitet policore, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.