Një rast i rrallë dhe i çuditshëm ka ndodhur në Gjakovë. Policia ka arrestuar babë e bir për një përleshje që kishin pasditën e së dielës.
Babai ishte ai që kishte sulmuar djalin e tij me shkop druri.
Djali që dyshohet se është përdorues i narkotikëve ka vjedhur një laptop në shtëpi.
Atë ai e kishte dërguar te një person në emër të kthimit të borxhit, për të cilin është inicuar rast tjetër.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.