×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama shkon sërish në shtëpinë e 25 vjeçarit që u vra nga polici

    Reporteri
    15 Dhjetor 2020 | 10:57

    Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish për vizitë këtë të martë në shtëpinë e familjes Rasha.


    Kujtojmë se kjo është hera e tretë që kreu i qeverisë ka vizituar familjen Rasha, pas vrasjes tragjike të të riut, Klodian Rasha më 8 dhjetor nga një efektiv i forcave ‘Shqiponja’.

    Ngjarja e rëndë ka sjellë reagime të forta në opinionin publik, ku prej disa ditësh të rinjtë janë ngritur në protestë duke kërkuar drejtësi. Lidhur më këtë ngjarje, ka dhënë dorëheqjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërsa protestuesit kanë kërkuar që të largohet edhe kreu i policisë, Ardi Veliu.

    Kjo vizitë e Ramës tek familja Rasha vjen 7 ditë nga vrasja e 25-vjeçarit nga polici. Ndërkohë, një ditë më parë, qeveria mori vendimin duke i siguruar 61 mijë lekë pension mujor familjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!