×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Shqiptarët e Luginës 50 kilometra duhet të udhëtojnë për të shkuar në spitalin më të afërt

    Reporteri
    15 Dhjetor 2020 | 15:17

    Deputeti shqiptar, Argjend Bajrami, sot në Parlamentin e Serbisë ka theksuar se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë nën diskriminim sistematik dhe se mungon vullneti politik për zgjidhjen e problemeve.


    Deputeti Bajrami, gjithashtu ka thënë se në këtë situatë pandemie ka shprehur nevojën e qytetarëve të Preshevës, Bujanovit dhe Medvegjës për një spital rajonal.

    Ai ka folur në lidhje me shëndetësinë në këtë komunë, duke thënë para deputetëve të Kuvendit serb, se problemet nuk kanë filluar të shfaqen me fillimin e pandemisë.

    “Problemet nuk filluan nga fillimi i pandemisë, por janë probleme shumë dekadëshe, ndërsa sot pandemia globale ka arritur kulmin e krizës humanitare. Dua t’i rikujtoj se qytetarët e Luginës së Preshevës edhe për problemet më të vogla duhet të shkojnë në spitalin më të afërt e që ndodhet afër 50 kilometra nga shtëpitë tona. Ndërsa për emergjenca duhet për rreth një orë për të arritur deri në spital. Këto janë kushte çnjerëzore, e që nuk ekzistojnë as në vendet më të varfra në planet”, ka deklaruar ai.

    Ai ka pyetur Qeverinë serbe se çfarë kanë bërë për të ndihmuar shqiptarët në Serbi, se cila ka qenë impakti i shtetit në këtë pjesë dhe pse deri më tani nuk ka një spital rajonal për ta.

    “Nëse me të vërtet ekziston një menatlitet demokratik, nëse me të vërtet sot ekziston një mentalitet tjetër politik. Atëherë zonja Bërnabiq si kryeministre dhe si pjesë e mazhorancës në Kuvend, duhet të na konfirmojë se a do të kujdeseni qeveria juaj e tanishme të ndajë fonde për ndërtimin e një spitali rajonal që do t’u shërbejë të gjithë qytetarët”, tha ai para deputetëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!