×
  • Lajme
  • Lajme

    Theret me thikë një nxënës 13-vjeç në Fushë Kosovë

    Reporteri
    15 Dhjetor 2020 | 15:51

     Një therje me thikë ka ndodhur sot në shkollën “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë.


    Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net se bëhet fjalë për një nxënës 13-vjeçarë, ndërsa i dyshuari është po ashtu nxënës.

    “Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për lëndimin e një fëmije i moshës 13 vjeçe, nxënës i shkollës fillore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka trajtuar rastin në koordinim me prokurorin për të mitur”, ka thënë zëdhënësi i Policisë rajonale, Agron Borovci për Reporteri.net.

    Ai ka thënë se viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë nga një nxënës tjetër dhe atij i është ofruar ndihma mjekësore.

    Policia e Kosovës është duke u marrë me hetimin e këtij rasti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!