Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili është kandidat për t’u kthyer në postin e mëparshëm, i ka befasuar tifozët e Real Madridit me vendosjen e një posteri të madh reklamues vetëm disa qindra metra nga Santiago Bernabeu.
Laporta, i cili i ka udhëhequr Blaugranët gjatë viteve 2003-2010, është në garë për ta zëvendësuar Josep Maria Bartomeun në zgjedhjet presidenciale të klubit që mbahen në muajin mars.
Por, mëngjesin e të martës, tifozët e Realit janë zgjuar për të parë posterin e madh të portretit të tij në një ndërtesë që ndodhet shumë pranë stadiumit të Los Blancos.
“Mezi pres t’ju shoh sërish”, është mbishkrimi, të cilin Laporta e ka zgjedhur si moto.
Ndryshe, 58-vjeçari konsiderohet favoriti kryesor për ta marrë drejtimin e Barcelonës dhe ka premtuar pesë top-blerje për ta rikthyer klubin në majat e futbollit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.