×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri suedez: Kemi nënvlerësuar fuqinë shkatërruese të coronavirusit

    Reporteri
    15 Dhjetor 2020 | 16:27

    Kryeministri suedez Stefan Lofven, ka deklaruar sot se zyrtarët që kishin vendosur që gjatë valës së parë të pandemisë së coronavirusit në Suedi të mos aplikohen masat kufizuese, e kishin nënvlerësuar fuqinë shkatërruese të virusit, shkruan AP.


    “Mendoj se shumë prej tyre nuk e kishin parë se çfarë vale po zhvillohej para nesh”, ka thënë Lofven gjatë një interviste dhënë për Aftenposten.

    Në anën tjetër Agjencia suedeze e Statistikave, ka njoftuar se në nëntor janë evidentuar në përgjithësi mijëra vdekje, që është shkalla më e lartë në këtë vend që nga fillimi i pandemisë së gripit spanjoll.

    Në Suedi sot janë konfirmuar 320.098 raste me COVID-19 dhe 7.516 të vdekur, që është një shifër shumë më e lartë sesa shtetet tjera fqinje.

    Suedia është ndër të paktat vende që nuk ka aplikuar masa mbrojtëse siç është ndalimi i tubimeve publike apo mbyllja e restoranteve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!