×
  • Lajme
  • Lajme

    Miftaraj: Dorëheqja e Naim Fetahut nga posti i kryetarit të PDK-së në Podujevë, shembull i emancipimit politik

    Reporteri
    15 Dhjetor 2020 | 21:51

    Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj e ka cilësuar si emancipim politik dorëheqjen e Naim Fetahut nga pozita e kryetarit të PDK-së në Podujevë pas rezultatit në zgjedhjet e fundit lokale.


    “Dorëheqja e Kryetarit të PDK në Podujevë dhe disa anëtarëve të kësaj partie në këtë komunë pas humbjeve në zgjedhjet e fundit dhe në zgjedhjet paraprake duhet shikuar si emancipim politik dhe llogaridhënie në raport me partinë dhe votuesit e kësaj partie në Podujevë.”, ka shkruar Miftaraj.

    Sipas Miftarajt ky shembull duhet të ndiqet nga të gjithë politikanët në nivel qendror dhe atë lokal.

    “Nëse nuk i fiton zgjedhjet, duhet me pas kulturë politike dhe me iu hap rrugë të tjerëve në parti që me vizionin apo angazhimin e tyre me ba ndryshime në mënyrë që partia e caktuar të ketë mundësi të fitoj. Është e pakuptimtë që një lider i partisë politike apo të njëjtit kandidat nëpër komuna të humbin radhas zgjedhjet për 10 vjet e më shumë dhe prapë të mbesin si zgjedhja e parë për zgjedhjet e ardhshme.”, ka shtuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!