Glauk Konjufca anëtar i kryesisë së Vetëvendosjes, në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka folur rreth mundësisë së partisë tij për koalicione nëse zgjedhjet mbahen shpejtë.
I pyetur nëse Vetëvendosje është e gatshme për koalicion me AAK-në, si përgjigje deklaratave të Daut Haradinajt se AAK mund të bëjë koalicion me VV-në para ose pas zgjedhjeve, Konjufca nuk ka qenë i gatshëm t’i përgjigjet pozitivisht kësaj gatishmërie, transmeton Reporteri.net.
Ai me këtë rast ka thënë se nuk është vetëm AAK që po shpreh gatishmëri për koalicion me VV-në, dhe sipas tij këtë gatishmëri e kanë shprehur hapur edhe PDK e LDK. Por, ai ka thënë se deri tash VV është e gatshme për bashkëpunim vetëm me Vjosa Osmanin.
Kjo sipas tij, sepse me Vjosa Osmanin qëndrojnë në linjë të përafërt politike, dhe se ajo deri tani nuk është përfshirë në ndonjë aferë korruptive
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.