×
  • Sport
  • Sport

    Superkompjuteri bën parashikimin, kush do të jetë ekipi fitues i Champions

    Reporteri
    15 Dhjetor 2020 | 22:47

    U hodh ditën e djeshme shorti për 1/8-at e Ligës së Kampionëve, teksa goglat rezervuan përballje të zjarrta, ku spikat ajo mes Barcelonës dhe PSG-së, por dhe Chelsea-Atletico Madrid.


    Duke u bazuar te shorti, superkompjuteri, FiftyThirtyEight, ka parashikuar Manchester Cityn e Pep Guardiolës si favorit për të fituar këtë trofe me 26 %, teksa shanset e kampionëve aktual të Bayernit janë ulur në 19 për qind.

    Favoriti i tretë sipas superkompjuterit është Barcelona me 12 %, ndërsa Liverpooli, Chelsea dhe Reali kanë nga 6 %. Në fund ndodhen Borussia Monchengladbach dhe Porto me më pak se 1 %.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!