×
  • Lajme
  • Lajme

    Tronditë Fetah Rudi: Fatmir Limaj ka dhënë urdhër të më vrasin

    Reporteri
    15 Dhjetor 2020 | 23:14

    Deputeti i LDK-së, Fetah Rudi, në një intervistë ka thënë se kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, ka thënë se arma që e ka vra Xhemail Mustafën, e ka plagosur edhe Fetah Rudin.


    “Aleknsandër Lumezi ka thënë se arma e njëjtë e ka vra Xhemail Mustafën dhe e ka plagos Fetah Rudin”, ka thënë Rudi.

    Tutje, deputeti ka thënë se Zogaj i kishte treguar Rudit se urdhërdhënës për vrasjen e Fetah Rudit, ka qenë Fatmir Limaj.

    “Agim Zogaj më ka thënë që urdhrin ma ka dhënë Fatmir Limaj por nuk të kam vrarë, pasi që e kam ditur çfarë ke bërë për UÇK-në. Ai më ka thënë se pasi që nuk e ka kryer punën, e ka rrezikuar jetën e tij, pasi që edhe atë kanë dashur ta vrasin”, ka thënë Rudi në kanal10.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!