×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës ndihmoi me nga 1300 dhe 600 euro edhe qendrat e masazhit

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 0:07

    Komuna e Prishtinës, ka publikuar listën e përfituesve të granteve për biznese në këtë komunë. Nga lista e publikuar nga Komuna e Prishtinës del se përfitues nga kjo ndihmë e komunës janë edhe disa qendra të masazhit në kryeqytet, shkruan Reporteri.net.


    Sipas njoftimit, vlera e përgjithshme e këtij granti është deri në 50 mijë euro e që këtu kanë përfituar 4 mijë e 9411 biznese, 1 mijë e 976 mikrobiznese me nga 600 euro dhe 2 mijë e 965 biznese të vogla me nga 1300 euro.

    Nga kjo listë del se 17 Qendra të masazhit kanë përfituar ndihmë nga Prishtina.

    “Lista e publikuar dhe përfituesit janë përcjellë në Thesarin e Kosovës – Ministrinë e Financave. Fondet janë nga buxheti i Komunës së Prishtinës dhe si institucion kemi përfunduar të gjitha procedurat dhe tashmë presim procedimin e ekzekutimit të pagesave nga Thesari”, shkroi ndër të tjera Ahmeti në Facebook.

    Theksojmë se të drejtë aplikimi  për të përfituar nga grantet e komunës  ka pasur çdo bizes që është zyrtarisht i regjistruar në Ministrinë e Tregtisë dhe INdustrisë dhe ka adresë në Komunën e Prishtinës.

    Këtu mund ta gjeni listën e të gjitha bizneseve që kanë përfituar ndihmë nga Komuna e Prishtinës. 

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!