Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të mbajë sot një takim me përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve në Kosovë, në Pallatin e Serbisë.
Kështu ka njoftuar presidenca serbe, teksa ka bërë të ditur se në takim do të marrin pjesë gjithashtu drejtori i të ashtuquajturës Zyra serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, përcjell Express.
Pjesëmarrëse do jetë edhe Lista Serbe, pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Më pas, bëhet e ditur tutje, se pas takimit përfaqësuesit do të deklarohen për medie.
Nuk është bërë i ditur motivi i takimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.