Një 40 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit pas iu gjetën një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike.
Sipas policisë, në pranga ka rënë M.B., banues në Elbasan, në shtëpinë e të cilit pas një kontrolli u gjetën 141 doza me heroinë, 18 doza kokainë, një peshore elektronike, dy aparatë celularë dhe një sasi parash.
“M. B., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 141 gramë lëndë narkotike heroinë, 18.5 gramë lëndë narkotike kokainë, një peshore e vogël elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, 4100 euro dhe 300 paund, të cilat dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike, si dhe dy aparate celular”, njofton policia.
40 vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Kinemaja”.
Sakaq vijojnë hetimet për për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.