×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy persona ikin nga Psikiatria, vjedhin një kombi në Klinë

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 9:54

    Dy persona janë arrestuar në Gjakovë.


    Ata kishin qenë duke udhëtuar me kombi të vjedhur me targa vendore që të dyshuarit e kishin vjedhur në Klinë.

    Sipas Policisë ata kishin ikur nga Reparti i Psikiatrisë në Prishtinë.

    Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët nga njësiti policor i stacionit policor Gjakovë janë ndaluar derisa kishin qenë duke udhëtuar me një automjet Kombi furgon me targa vendore të cilin automjet të dyshuarit kishin vjedhur në Klinë. Të dyshuarit sipas informatave kishin ikur nga reparti i psikiatrisë në Prishtinë, dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!