×
  • Lajme
  • Lajme

    Driton Selmanaj jep fjalë të forta: Po i vije fundi të korruptuarve në sistemin e drejtësisë

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 10:17

    Zv.kryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, me rastin e prezantimit të raportit të grupit punues për procesin e vettingut, ka dhënë fjalë të forta për ‘pastrimin’ e sistemit të drejtësisë.


    Ai ka thënë se po vije fundit i personave të korruptuar në sistemin e drejtësisë.

    “Po i vije fundi të korruptuarve në sistemin e drejtësisë dhe atyre që kanë pasur një qasje të papërgjegjshme, kurse do të vlerësohen ata që me integritetin e tyre po punojnë çdo ditë në këtë pushtet”, ka thënë Selmanaj në një konferencë për media, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se në 20 vitet e fundit sistemi i drejtësisë nuk ka funksionuar si duhet, dhe se do ta projektojnë në 20-30 vitet e ardhshme si do të duket ky sistem.

    Kurse ministri Selim Selimi,  ka bërë të ditur se kryesues i grupit punues, Florent Spahija e ka dorëzuar raportin, në të cilin sipas tij, për katër muaj është punuar në mënyrë intensive.

    Selimi tha se ky është vetëm hapi i parë për një sistem të pastër, të fortë dhe llogaridhënës, duke synuar që ta rrisin përgjegjësinë, efikasitetin dhe profesionalizmin në sistemin gjyqësor dhe prokurorial. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!