Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu ka reaguar pas marrjes së 200 mijë euro pagë për një mandat të një deputeti.
Ai ka shkruar se të njëjtit nuk janë duke bërë asgjë dhe po paguhen vetëm për llafe odash!
Postimi i plotë:
Buxheti i Kosovës, apo më mirë me thënë taksat tona, kanë paguar një deputet plotë € 200,000 për 3 mandate pjesëmarrje në seanca pa e bërë i njëjti deputet as edhe një kontribut përmbajtësor!
Që të sqarohem, pallavra ka fol, hajgare ka ba, urrejtje ka shpërnda, por as edhe një amandement të vetëm, e lere më nismë ligjore se ka ba vet!
Hiq asnjë! Nothing! Nada!
Paramendojeni miq të nderuar, € 200,000 për llafe odash!
Në zgjedhjet e rradhës që po vijnë është mirë edhe këso pyetje me i ba vetës para se me vendos kend me votu!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.