×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Prokuroria ndryshon akuzën për efektivin që vrau Klodian Rashën: Kamerat kanë kapur momentin e goditjes me armë

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 11:41

    Prokuroria e Tiranës konkretizon akuzën penale për efektivin e policisë Nevaldo Hajdaraj. Sipas Prokurorisë, akuza që rëndon ndaj Hajdarajt është “Vrasje me dashje” në dëm të viktimës Klodian Rasha.


    “Kemi siguruar provën kryesore, pamjet filmike ku qartësohet momenti i goditjes me armë nga punonjësi i policisë.

    Filmimi i sekuestruar jep një tablo të qartë të vrasjes. Filmimi tregon se polici ka qëlluar nga një pozicion i shtrirë, drejt Klodian Rashës. Këndi i goditjes se Klodian Rashes, në gjatësinë e trupit të viktimës”, thekson Prokuroria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!