×
  • Lajme
  • Botë

    Aleati i Trumpit uron Bidenin për fitoren në zgjedhje

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 11:44

    Një anëtar i lartë i Partisë Republikane të presidentit Donald Trump e uroi Joe Bidenin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.


    Udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch McConnell, tha se ka shpresuar për një rezultat tjetër të zgjedhjeve të 3 nëntorit, porse “Kolegji Zgjedhor ka folur”.

    “Sot, dua të uroj presidentin e zgjedhur, Joe Biden. Të gjithë amerikanët duhen të ndjehen krenarë që vendi ynë ka zgjedhur edhe gruan e parë nënpresidente”, tha McConnell, duke uruar nënpresidenten e zgjedhur, Kamala Harris.

    Kolegji Zgjedhor konfirmoi të hënën fitoren e Bidenit kundrejt Trumpit.

    Trump vazhdon ta refuzojë rezultatin, duke bërë pretendime të pabazuara për mashtrim në zgjedhje. McConnell është zyrtari më i lartë i Partisë Republikane që uroi Bidenin.

    E pyetur nëse Trump e njeh Bidenin si president të zgjedhur, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, tha të martën se presidenti është ende i përfshirë në procese gjyqësore në lidhje me zgjedhjet.

    Biden ka fituar zgjedhjet e nëntorit me 306 vota të Kolegjit Zgjedhor, duke e mundur presidentin aktual, Trump, i cili ka fituar 232. Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara do të inaugurohet më 20 janar./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!