×
  • Lajme
  • Botë

    Erdogan: Sanksionet e ShBA-së ndaj Turqisë janë armiqësore, do të dështojnë

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 13:39

    Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, tha të mërkurën se sanksionet që i janë vendosur vendit të tij nga Shtetet e Bashkuara paraqesin qëndrim armiqësor, por se problemet e shkaktuara nga to do të tejkalohen.


    Ai shtoi se këto sanksione, të vendosura për shkak të blerjes së sistemit raketor rus “S-400”, do të dështojnë në arritjen e qëllimit të tyre, që, sipas tij, është parandalimi i zhvillimit të industrisë së mbrojtjes së Turqisë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

    Ndryshe, Departamenti i Shtetit njoftoi të hënën për sanksione kundër organit më të lartë turk për zhvillimin e fushës së mbrojtjes pas blerjes së sistemit ajror S-400 nga prodhuesi “Rosoboronexport”, që është eksportuesi kryesor i armëve në Rusia.

    Në këto sanksione përfshihen ndalimi i të gjitha licencave amerikane të eksportit për të ashtuquajturën Presidencë e Industrive të Mbrojtjes si dhe ngrirja e aseteve ndaj presidentit të këtij organi, Ismail Demir, dy nënpresidentëve dhe dy punëtorëve.

    Uashingtoni fillimisht ishte përpjekur që ta bindte Ankaranë për të hequr dorë nga blerja e planifikuar e sistemit rus, duke e paralajmëruar se ky sistem e rrezikon sigurinë e teknologjisë ushtarake amerikane dhe atë të Turqisë, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

    Pasi Turqia e vazhdoi planin e blerjes, Shtetet e Bashkuara e përjashtuan Turqinë nga programi i aeroplanëve luftarakë, F-35, ndërsa i vazhdoi negociatat me Ankaranë.

    Zyrtarët e Departamentit të Shtetit thanë se sanksionet u vendosën pasi negociatat për gjetjen e marrëveshjes dështuan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!