Bazuar në të dhënat e fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë rezulton që Prishtina, Fushë-Kosova dhe Obiliqi janë tri komunat me më së shumti raste aktive për 100 mijë banorë.
Vetëm kryeqyteti aktualisht ka 4901 raste aktive, ndërsa në raportin për 100 mijë banorë llogaritet të ketë 2260 raste aktive.
Fushë-Kosova është e dyta me 634 raste aktive, por në përllogaritje për 100 mijë banorë ajo do të kishte 1627 raste aktive.
Pas tyre vjen Obliqi që ka 180 raste aktive, por në raportin me 100 mijë banorë përllogaritet të ketë 1006 raste aktive.
Në ndërkohë në nivel vendi janë 11 mijë e 346 raste aktive. Në total janë testuar 165 mijë e 583 persona, nga fillimi i pandemisë. Prej tyre 47 mijë e 203 kanë rezultuar pozitivë. 1 mijë e 220 persona kanë humbur betejën me virusin, ndërsa janë shëruar 34 mijë e 637 persona.
Nga fotografia e publikuar nga zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti, 17 komuna janë në zonën e kuqe, 8 janë në zonë të verdhë dhe 13 në zonë të gjelbër.
Në zonën e gjelbër futen komunat në të cilat brenda një jave regjistrohen deri në 75 të infektuar për 100 mijë banorë. Në të verdhën hyjnë komunat të cilat regjistrojnë nga 76 deri 150 të infektuar në javë për 100 mijë banorë. Te e kuqja hyjnë ato me më shumë se 151 të infektuar në javë për 100 mijë banorë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.