Kryeministri Avdullah Hoti beson se partitë politike do të arrijnë konsensus për ta kaluar edhe projektligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm.
Hoti, në një intervistë në kuadër të “Javës së Gruas”, i ka ftuar subjektet politike që të bëhen bashkë për çështje të tilla.
“Jemi në një situatë vërtetë specifike dhe ftesa ime edhe nga kjo studio është që të bëhemi bashkë për çështje të rëndësisë nacionale…. Besoj që po. Do ta arrijmë një konsensus për ta kaluar edhe buxhetin”, tha Hoti. “Unë pres, mbes me shpresë që do ta arrijmë këtë konsensus për ta kaluar buxhetin”, shtoi ai.
Hoti tha se pasi të jenë miratuar çështjet me rëndësi nacionale, partitë mund t’i vazhdojnë diskutimet për çështje të natyrës politike, teksa tha se edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit, partitë duhet të ulen për të diskutuar me njëra-tjetrën.
“Unë besoj që duhet të ulemi në tryezë… Secila parti le ta jep vlerësimin e saj, opinionin e vet se si e sheh daljen nga kjo situatë”, tha Hoti.
Ai i përmendi edhe zgjedhjet, si opsion i mundshëm.
“Nëse nuk ka një vullnet të tillë, në rregull, bisedojmë për datën e zgjedhjeve”, tha Hoti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.