×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pjesë e grupit Habilaj, Apeli le në fuqi 10 vite burg për Armand Koçerrin

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 14:49

    Gjykata e Apelit le në fuqi dënimin me 10 vite burg për Armand Koçerrin, i akuzuar si pjesë e grupit të Habilajve.


    Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit e kishte në qershor me 10 vite burg Armand Koçerrin i akuzuar si pjesë e grupit kriminal Habilaj, denim ky që u la në fuqi edhe nga Apeli.

    Koçerri është i vetmi në burg në Shqipëri për këtë dosje dhe i pari i dënuar.

    Ai u dënua për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, trafik droge, armëmbajtje pa leje.

    Dënimin me 10 vite Armand Kocerri e përfitoi nga gjykimi i shkurtuar ku përfitoi uljen e 1/3 së dënimit.

    Grupi “Habilaj” u godit në tetor 2017 në përpjekje për të trafikuar një sasi të konsiderueshme droge nga Shqipëria në brigjet italiane. Në banesën e Armand Koçerrit u sekuestruan 4 tonë kanabis dhe një gomone.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!