×
  • Lajme
  • Lajme

    ​S’ka kuorum, dështon mbledhja e Komisionit hetimor për menaxhimin e Covid-19

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 14:53

    Ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Komisionit hetimor për menaxhimin e Covid-19.


    Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e sotme e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës, në të cilën ishte paraparë të dëshmojë Nenad Rashiq, ish- udhëheqës i Zyrës për Komunitete në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.

    Në mbledhjen e komisionit prezentë ishin vetëm 4 deputetë, Mimoza Kusari-Lila, Veton Berisha, Bekim Haxhiu dhe Ilir Fetahu.

    Komisioni vendosi që Nenad Rashiq, të raportojë në këtë komision të martën e javës së ardhshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!