×
  • Sport
  • Sport

    Përfundojnë gjashtë ndeshjet e Kupës së Kosovës, këto skuadra kualifikohen tutje

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 14:58

    Kanë përfunduar gjashtë ndeshje në kuadër të Kupës së Kosovës, e vlefshme për 1/16 e finales.


    Skuadrat që janë kualifikuar janë Prishtina, Ballkani, Llapi, A&N dhe Istogu, derisa Flamurtari ka shkuar në vazhdime me Drenasin.

    Prishtina lehtësisht është kualifikuar tutje duke triumfuar me rezultat të thellë 2 – 6 kundër rivalit lokal, Kosova VR, shkruan lajmi.net.

    A&N gjithashtu ka siguruar kualifikimin duke mposhtur Kikan me rezultat bindës 5 – 1.

    Ballkani me vështirësi ka mposhtur Dardanën duke fituar minimalisht 0 – 1.

    Llapi ka pasur më së shumti vështirësi kundër Onix, meqenëse fituan me përmbysje nga 2 – 1 në 2 – 4 për t’u kualifikuar tutje.

    Befasinë e ka bërë Istogu duke e eliminuar Besën e Pejës (0 – 2), derisa ndeshja mes Flamurtarit dhe Drenasit ka shkuar në vazhdime (1 – 1).

    Kujtojmë, se dje ishte Gjilani që sigurojë kualifikimin./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!