×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bledi Çuçi, emërohet ministër i Brendshëm në Shqipëri

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 15:21

    Kryeministri Edi Rama zgjedh Bledi Çuçin si ministër të brendshëm pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.


    Lajmin e jep vetë kryeministri përmes një postimi në Twitter.

    Ndërsa vendin e Çuçit në postin e ministrit të bujqësisë pritet ta zë Milva Ikonomi.

    “Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!