Dyshimet për vdekjen e Maradonës po vazhdojnë të rriten çdo ditë e më shumë.
Së fundmi me deklarata të rreme kanë dalë nga një mjek, infermiere dhe një shofer.
Prokuroria ngriti hetime ndaj mjekut në fillim, kurse tani në skenë ka dalë edhe shoferi, i cili kishte dëshmuar se nuk ishte në shtëpi në kohën kur argjentinasi vdiq, por telefonat dhe kamerat e sigurisë treguan të kundërtën.
Gjërat e thjeshta që bëra për të eliminuar prostatën
Ajo çfarë është edhe më interesante është fakti se puna që ai kryente nuk kishte të bënte aspak me shofer.
Sipas asaj çfarë shihet në kamera dhe në telefon, i dyshuari në fjalë kishte hyrë dhe dalë disa herë nga shtëpia në kohën kur 60 vjeçari vdiq.
Kurse infermierja po hetohet sepse nuk i kishte qëndruar afër legjendës në kohën kur ai kishte më se shumti nevojë.
Kujtojmë që Maradona vdiq muajin e kaluar pas një sulmi në zemër në moshën 60 vjeçare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.