Vedat Muriqi është në fazën e fundit të rikuperimit dhe lajmet e fundit nga Lazio bëjnë me dije që sulmuesi kosovar mund të jetë gati për ndeshjen kundër Napolit
Muriqi u lëndua në ndeshjen kundër Zenitit në kuadër të Ligës së Kampionëve, të cilën Lazio e fitoi me rezultat 3-1, shkruan Reporteri.net
26 vjeçari është në fazën e fundit të rikuperimit, dhe tani do të rikthehet për t’u stërvitur me skuadrën.
Lazio në fundjavë do të përballet me Napolin në derbin e javës në Itali dhe Muriqi pritet që të jetë i gatshëm për këtë përballje. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.