×
  • Lajme
  • Botë

    Franca mund ta nisë vaksinimin për COVID-19 në fund të dhjetorit

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 18:45

    Franca mund ta nisë vaksinimin për COVID-19 me vaksinën e Pfizer/BioNTech në javën e fundit të dhjetorit, nëse autoritetet e Bashkimit Evropian e aprovojnë vaksinën javën e ardhshme, ka thënë kryeministri francez Jean Castex të mërkurën, raporton agjencia Reuters.


    Castex i ka thënë parlamentit se vaksinimi në Francë më pas do të intensifikohet në janar, ku së pari do të vaksinohen të moshuarit dhe grupet e cenueshme.

    Franca ka bërë një porosi prej 200 milionë dozave të vaksinës.

    Po shpresohet të vaksinohen rreth 1 milion persona në shtëpitë e kujdesit gjatë janarit dhe shkurtit, dhe më pas rreth 14-15 milionë persona në popullatën e gjerë nga marsi deri në qershor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!