Sulmuesi kosovar Astrit Selmani, do të ndërrojë klub, por jo edhe kampionat.
Mediumet suedeze kanë raportuar të mërkurën se Selmani është pranë transferimit te skuadra tjetër elitare e Suedisë, Hammarby.
Madje, thuhet se Hammarby ka fituar garën me ekipet tjera për shërbimet e Selmanit dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet brenda pak javëve.
Selmani, i cili ka shkëlqyer këtë edicion në kampionatin e Suedisë, ka vendosur të largohet nga Varbergsi për të vazhduar karrierën në një ekip më të madh dhe Hammarby duket se është zgjedhja e tij.
Në fakt, Hammarby kishte kërkuar transferimin e Selmanit gjatë verës, por Varbergsi kishte refuzuar ofertën për sulmuesin nga Kosova.
23-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion duke shënuar 15 gola dhe asistuar gjashtë herë në 24 paraqitje në Allsvenskan për Varbergsin, ekip me të cilin ka kontratë deri në fund të vitit të ardhshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.