Një person i moshës rreth 60-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë.
Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.
Borovci ka bërë të ditur se rasti po hetohet.
“Rreth orës 18:40 kemi marrë informatë se një person është hasur i shtrirë në tokë në rr.”Mark Isaku”. Njësia policore ka dale në vendngjarje dhe ka ftuar edhe ekipen e mjekeve emergjent me ç’rast eshte konfirmuar se personi është pa shenja jete. Personi është i gjinisë mashkullore, rreth 60 vjeç. Aktualisht ka nisur hetimi per rrethanat qe karakterizojne ngjarjen”, tha Borovci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.