Cristiano Ronaldo ka dështuar të shënojë nga penaltia në ndeshjen kundër Atalantas
Juventusi është duke luajtur me Atalantan dhe rezultati aktual është 1-1, shkruan Reporteri.net
Ronaldo pati mundësinë më të mirë për ta rikthyer epërsinë për Juventusin, por ai dështoi nga penaltia në minutën e 60-të.
Gollini e priti për mrekulli goditjen e CR7 nga pika e bardhë.
Kujtojmë që Ronaldo së fundi ka shënuar shumë gola nga penaltia, por sot nuk ia doli ta bënte një gjë të tillë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.