Shefi i kabinetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj, sërish është marrë me deklaratat e u.d të presidentit, Vjosa Osmani.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gecaj ka komentuar deklaratat e Osmanit në konferencën për medie në Shqipëri, lidhur me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovësm Isa Mustafa, shkruan Reporteri.net.
Pasi Osmani tha se nuk merret me ato se çfarë thotë Isa Mustafa, Gecaj i është përgjigjur duke thënë se ajo reagon pas çdo deklarimit të Mustafës.
Sipas tij, njerëz të tillë nuk kanë pikë integriteti e as edhe një minimum të moralit njerëzor.
Ky është postimi i plotë i Gecajt:
Vjosa është në gjendje të qëndroi para kamerave të dy shteteve shqiptare e të gënjej pa pikën e turpit …“ … ka një kohë të gjatë që nuk merrem me ato që ai i thotë …”… ndërsa reagon pas çdo deklarimi të Isa Mustafës … … njerëz të tillë nuk kanë pikë integriteti e as edhe një minimum të moralit njerëzor. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.