Lëvizjes Vetëvendosje i është bashkuar sot edhe mjeku i njohur gjilnas, dr sc. Halil Ajvazi, i cili është oftalmolog.
Lajmin është bërë i ditur nga faqja e Vetëvendosjes, duke zbuluar se Ajvazi iu është bashkuar partisë që udhëhiqet nga Albin Kurti, shkruan Reporteri.net
Më poshtë keni postimin e plotë:
‘Sot në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, karvanit të anëtarësimeve të reja, pas dëshirës së shprehur edhe më herët, iu bashkua edhe formalisht Dr.sc. Halil Ajvazi, MD, PHD, Oftalmolog, i cili nga sot e tutje shpreh gatishmërinë që tërë potencialin e tij profesional e intelektual, ta jap për dhe në përkrahje të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si subjekt politik, tek i cili pjesa më e madhe e qytetarëve ushqejnë shpresa për ndryshime të mëdha e pozitive, aktualisht edhe në të ardhmen. Kryetari i QLVV-së në Gjilan Nevzad Isufi, bashkë me disa aktivistë nga Qendra jonë e mirëpritën doktorin e nderuar dhe i dëshiruan mirëseardhje’
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.